Kategoria: Teknologji

Laptopi që kushton 1 milion dollarë

Londër, 26 prill – Kompania e pajisjeve luksoze Luvaglio me bazë në Londër, ka nxjerrë në shitje një laptop që kushton 1 milion dollarë. Në një përpjekje për të kombinuar funksionalitetin me luksin, laptopi mund të porositet me diamante në butona dhe materiale të tjera të çmuara.Laptopi në vetvete është mjaft standard, kur është fjala për specifikime. Lexo me Shume

Shitjet e telefonave të mençur i tejkalojnë ato të telefonave të thjeshtë

Hulumtimi i fundit i tregut i publikuar nga IDC ka zbuluar se për herë të pare në histori, telefonat e mençur janë shitur më shumë se sa telefonat e thjeshtë.Shifra totale, e cila është befasuese, ka zbuluar se vetëm gjatë tre muajve të fundit janë shitur rreth 418.6 milionë telefona të mençur , ose rreth 51.6 për qind e totalit të përgjithshëm. Lexo me Shume

Samsung prezanton modelin e ri, Galaxy R


Samsung më në fund ka bërë edhe zyrtarisht shpalosjen e celularit të mençur Galaxy R. Celulari është përfolur kohë më parë në shumë portale dhe ka qenë i njohur si Galaxy Z, por tani më në fund është zyrtarizuar çdo gjë.

Galaxy R ka një ekran 4.2 inç Super Clear LCD, i cili dallon prej atij Super AMOLED Plus që është i pranishëm tek Galaxy S II. Lexo me Shume

Gjermani: Apple tërheq produktet


Apple ishte i detyruar të tërheq iPad 1 dhe 2, iPhone 3GS dhe iPhone 4 nga shitorja e vet online në Gjermani.

Ky veprim, është një vazhdim i betejës së kompanisë nga Cupertino me kompaninë Motorola Mobility, e FOSS Patent blog lajmëron se vendimi i këtillë është sipas të gjitha gjasave pasojë e vendimit të marrë nga gjykata gjatë muajit dhjetorë.

Kontesti i përmendur ishte nisur pasi që Motorola pati paditur Apple për përdorimin e paautorizuar të patentave të ndërlidhur me teknologjinë GPRS.

Gjenerata e fundit e iPhone-it, iPhone 4S nuk është e prekur nga ky vendim.

Në blogun e përmendur, i cili citon informatat e marra nga agjencia gjermane e gazetarisë Lexo me Shume

Nga Foxconn rreth iPhone 5

Nga Foxconn arrijnë informatat rreth versionit të ardhshëm të iPhoneit. Sipas pohimeve të të punësuarve të këtij prodhuesi OEM, prodhimi i iPhone 5 është i gatshëm, derisa dërgesat në treg do të duhej të fillojnë gjatë verës.

Ekzistonin disa prototipa, e secili nga ata kishte ekranin prej më së paku katër inç, dhe ishin më të mëdhenj nga versioni aktual i smartphoneit. Në së paku njërin nga prototipat ndodhej ekrani i prodhuar nga LG. Gjithashtu, është publikuar se të gjitha pajisjet kishin trashësi të njëjtë në të gjitha pjesët, e asnjëri nga ta nuk paraqet versionin përfundimtar të pajisjes. Lexo me Shume

HTC zvogëlon ofertën

Sipas fjalëve të shefit të HTC-së në Britani të Madhe Phil Roberson, kompania është duke e ndryshuar taktikën në ofertën e vet. Politika e deritashme “e vërshimit të tregut me sa më shumë modele” nuk po jap rezultatet e dëshiruara.

Sipas fjalëve të përfaqësuesit të kompanisë, vitin e kaluar “janë munduar së tepërmi”, e rezultati i asaj pune ishte tejngopja e tregut me modelet që kishin dallime të vogla. Në vend të kësaj, këtë vit do të orientohen në zhvillimin e “të veçantës”, respektivisht në numrin më të vogël të pajisjeve, por të cilat do ta kishin ndonjë karakteristikë veçuese që do ti bënin ata të Lexo me Shume

SOPA: Me 23 janar do të mbetemi pa Facebook, Google dhe Twitter

Data 23 janar 2012, do të mbetet në historinë e komunikimeve të rrjeteve shoqërore të internetit, pasi 10 site të rëndësishme ku mes tyre edhe Facebook, Twitter dhe Google, do të ndërpresin transmetimet e tyre online për 24 orë rresht.
Lajmi i bërë me dije nga mediat e huaja, sqaron se kjo gjë do të ndodhë në shenjë proteste të tyre ndaj miratimit të të ashtuquajturës “SOPA”, e cila do të vihet në zbatim në datën 24 janar.
Ky ligj nënkupton dhënien fund të piraterisë informatike globale, duke dhënë mundësinë e monitorimit të aktiviteteve në internet, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në shumë vende të tjera të botës.
E pikërisht, për shkak të vendosjes së një ligji të tillë, rrjete si Facebook, apo Twitter, rrezikojnë mbylljen e tyre.
Pra përgatituni: Në datën 23 janar, asnjë mail, asnjë komunikim elektronik …

Facebook hedh 60 aplikacione të reja

Facebook ka shtuar morinë e aplikacioneve me 60 të reja. Keto aplikacione kanë të bëjnë me Timeline, dhe lejojnë përdorurit e rrjetit social që të dëgjojnë muzikë, të shohin film dhe të blejnë makinë nëpërmjet faqes.
Seti i ri i programeve i jep një profil të ri Facebook-ut duke bërë që në një faqe të vetme njerëzit të marrin shumë shërbime. Lexo me Shume

Tetëshja në tetor “Windows 8″

Sipas informatave deri tek të cilat ka ardhur Pocket-lint, e i cili citon burimet nga departamenti Windows Business Group i Microsoftit, paraqitja e Windows 8 pritet të bëhet gjatë tetorit.

Në të vërtetë, sipas fjalëve të departamentit PR pranë Microsoftit, për datën konkrete të paraqitjes në përgjithësi nuk bëhet fjalë në kompani. Ajo se për çfarë flitet janë milestonët, e i radhës është paraqitja e “versionit review të SO” që pritet të paraqitet kah fundi i shkurtit. Në lidhje me paraqitjen e versionit final të Windows 8, nga Microsoft kanë konfirmuar se Lexo me Shume

Zbulohet makina e re e Porsche

Porsche, pak ditë pasi ka zbuluar makinë e re 911 kabriolet, ka publikuar dhe fotot e parë të makinë që pritet të hedh në treg së shpejti. ëhet fjalë për modelin Boxster e cila është një makinë dy vendëshe.
Kjo makinë arri në shpejtësinë 100 km/h në vetëm 5.7 sekonda. mimi i kësaj makine do të nisë nga 37 589 paund me opsione bazë dhe më pas çmimi rritet në bazë të kërkesave dhe modelit  Lexo me Shume